Secili prej nesh bie në gjynahe, qofshin ato të vogla apo të mëdha, dhe zakonisht e arsyetojmë veten tonë pas çdo mëkati, duke menduar se arsyeja jonë mjafton në faljen e tij. Me lejoni t’i sjelli disa arsye me të cilat mundohemi të arsyetohemi para se të bëjmë gjynah, e ato janë:
1. Allahu i fal të gjitha gjynahet.
Përdorim ajetet dhe hadithet e shpresës për të rënë në gjynahe.
2. “Do të pendohem, do të përmirësohem.”
Mjaftohemi me këto dy shprehje, pa marrë ndonjë hap konkret.
3. Kërkojmë falje vetëm me gjuhë.
Dhe mendojmë se mjafton kjo në pranimin e pendimit, duke harruar kushtet që duhet plotësuar për të qenë një pendim i vlefshëm, si urrejtja e mëkatit, mos kthyerja në të etj.
4. Kërkimi i diturisë.
Shpesh herë mashtrohemi se dija që posedojmë do të na arsyetojë para Allahut për bërjen e gjynaheve. Ndërsa, te të parët tanë të ndershëm është konsideruar gjynahu i një dijetari shumë më i madh se sa gjynahu i një të padituri. Andaj, kupto se tek Allahu nuk arsyetohesh në kryerjen e gjynaheve se ke qenë nxënës dije apo dijetar, veçse të vështirësohet, sepse ke ditur dhe s’ke punuar me dije.
6. Arsyetohemi në kryerjen e gjynaheve me kader.
Themi se ka qenë me caktim me bë gjynah dhe mjaftohemi me një shprehje, “hajr in shaa Allah”.
Kjo i ngjan shembullit të atij njeriu që rri pa ngrënë i uritur dhe thotë se është caktuar me qëndru i uritur.
7. Nganjeherë arsyetohemi pas gjynahut me mendjemadhësi, si rasti i Iblisit kur është pyetur përse nuk e bëre sexhden, u bë mendjemadh dhe filloi t’i tregoj Allahut si e ka krijuar atë dhe si Ademin alejhi selam. Harroi i shkreti se është duke u bërë mendjemadh para Mbretit të mbretërve, Poseduesit të çdo gjëje, Atij që nuk ka fillim as mbarim, Allahut Madhështorit.
Për fund vëlla i dashur, motër e nderuar, mos e arsyeto veten me arsye që nuk kanë vlerë para Allahut! .
Distancohu nga çdo gjynah, sepse nuk ka asnjë dobi në të! Ashtu sikurse nuk i bëri dobi gjynahu as Ademit dhe as Iblisit, bindu se nuk të bën dobi as ty asnjëherë! Ruaje Allahut, do të ruan Allahu nga dënimet e Tij në ditën e gjykimit!
Rregulloje atë që të ka mbetë, se me lejen e Allahut, Allahu ta fal atë që ka kalu!
Shkroi: Fitim Gërguri